Politike

Djegia e makinës së Dritan Leli, Noka e lidh me sherrin për pronën në Jalë: Është luftë mes bandave

10 Tetor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Djegia e makinës së Dritan Leli, Noka e lidh me sherrin për

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lidhur djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit me sherrin e tokës në Jalë.  (Lexo këtu)

Në një deklaratë për shtyp, Noka tha se ishin bandat e krimit të organizuar ato që kishin kërcënuar Lelin për tokën në Jalë duke mos lënë pa përmendur edhe faktin që brenda një kohë të shkurtër në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit. 

Sipas Nokës, pasi bandat kishin financuar fushatën e PS-së tani kërkojnë që në këmbim të marrin prona në bregdet.

“Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare,”-tha Noka. 

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA

Djegia e makinës së Kryetarit të Bashkisë së Vlorës është tregues i shtetit të Edi Ramës të bërë njësh me krimin, ku pushteti i takon bandave dhe jo ligjit.

Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme, të pastrojë paratë e pista dhe nuk ndalet përpara asgjëje.

Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre, por Edi Rama ua fsheh të vertetën shqiptarëve.

E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare.

Bashkë me vrasjet, rrëmbimet dhe kërcënimet mafioze, gjendja është njësoj e rëndë në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Durrës, Fier dhe Elbasan. Krimi i organizuar me trafikantë ndërkombëtare droge, ka në dorë gjithçka. Ai ka në dorë edhe kryeministrin e vendit, i cili akuzon prokurorët se bashkëpunojnë me bandat, por nuk çon përpara drejtësisë as prokurorët, as bandat, megjithëse ka nën urdhra policinë, shërbimin informativ dhe vetë drejtësinë.

Rasti i Durrësit, ku edhe aty janë në përplasje banda e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për çështje pasurish të paluajtshme, është tregues i qartë se kryeministri i vendit është peng i krimit të organizuar.

Duke blerë zgjedhjet për Edi Ramën krimi i organizuar ka siguruar paprekshmërinë nga drejtësia, prandaj ai guxon të kërcënojë zyrtarët e shtetit, t’i detyrojë ata të japin dorëheqje dhe të hedhë në erë makinat e kryetarëve të bashkive.

Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot në Shqipëri dhe jashtë saj, prandaj vendi ynë ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri peng i krimit.

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’. Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

Konflikti për pronën në Jalë

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike digjet makina e dritan lelit dritan leli flamur noka sherri për pronën në jalë shkrumbohet range rover i dritan lelit digjet makina e dritan lelit dritan leli flamur noka sherri për pronën në jalë shkrumbohet range rover i dritan lelit

Sondazh

Poll