Bota

Cikloni në Brazil/ 11 viktima dhe 20 të zhdukur në jug të vendit

Autoritetet kanë evakuuar qindra banorë nga zonat e rrezikuara, ndërsa më shumë se 2330 banesa janë dëmtuar totalisht.

18 Qershor 2023, 13:32 Nga f.i
Cikloni në Brazil/ 11 viktima dhe 20 të zhdukur në jug të
Rio Grande do Sul

BRAZIL- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi cikloni goditi të premten në shtetin Rio Grande do Sul në Brazilin jugor. The guardian raporton se cikloni ka shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale.

Autoritetet kanë evakuuar qindra banorë nga zonat e rrezikuara, ndërsa më shumë se 2330 banesa janë dëmtuar totalisht.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për rrezik rrëshqitjesh dheu në disa zona. Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite, i cili vizitoi zonën tha se autoritetet kryen 2,400 shpëtime në dy ditët e fundit.

ciklon ne brazil brazil

Sondazh

Poll