Bota

Të shtëna me armë në SHBA! Vritet polici dhe autori, një oficer i plagosur rëndë

Polici i plagosur po trajtohej në një spital të zonës. 

18 Qershor 2023, 12:06 Nga f.i
Të shtëna me armë në SHBA! Vritet polici dhe autori,
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një efektiv i policisë së shtetit u vra së bashku me të dyshuarin që e qëlloi atë gjatë një pëplasjeje me armë të shtunën pasdite në Pensilvaninë qendrore. 

Mësohet se i dyshuari fillimisht kishte qëlluar dhe plagosur rëndë një tjetër efektiv të shtetit rreth orës 12:45 të së shtunës pranë kazermës Lewistown.

Më pas policia filloi kërkimet për kapjen e autorit, rreth orës 15:00 në Walker Township, ku përsëri pati të shtëna me armë nga të cilat, mbetën të vrarë autori dhe efektivi i policisë, raportojnë mediat e huaja. Polici i plagosur po trajtohej në një spital të zonës. 

te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll