Bota

Merr flakë trageti në Filipine, në bord 120 persona (FOTO)

Zjarri është shuar në kohë dhe nuk ka të lënduar.

18 Qershor 2023, 11:45 Nga f.i
Merr flakë trageti në Filipine, në bord 120 persona (FOTO)
trageti

FILIPINE- Një anije me 120 persona në bord ka marrë flakë në ishullin Filipine të Boholit. Roja bregdetare njoftoi se fatmirësisht të gjithë personat në bord janë shpëtuar, raporton CNN.

Në fotot e shpërndara trageti 'MV Esperanza Star' shihet i përfshirë nga flakët në pjesën e pasme. Zjarri është shuar në kohë dhe nuk ka të lënduar.

Trageti 'MV Esperanza Star' po udhëtonte midis ishujve filipinas Siquijor dhe Bohol kur shpërtheu zjarri në mëngjes. Kjo nuk është hera e parë që një traget përfshihet nga flakët, pasi në mars, një traget me 250 persona në bord u përfshi nga zjarri dhe shumë persona humbën jetën.

merr flake trageti

Sondazh

Poll