Bota

Rindërtimi i Ukrainës/ Javën e ardhshme mbahet konferenca e ndërkombëtarëve në Londër

Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës i kushtohet transformimit të Ukrainës dhe do të fokusohet në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për stabilizimin ekonomik dhe social të Ukrainës dhe rimëkëmbjen nga efektet e luftës, duke përfshirë ndihmën emergjente për nevoja imediate dhe financimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në procesin e rindërtimit.

18 Qershor 2023, 12:43 Nga f.i
Rindërtimi i Ukrainës/ Javën e ardhshme mbahet konferenca e
konferenca

BRITANI E MADHE- Zyrtarë ndërkombëtarë nga më shumë se 60 vende të botës dhe qindra drejtues të kompanive të mëdha botërore do të takohen në Londër të Britanisë së Madhe në javën e ardhshme për konferencën e dytë ndërkombëtare lidhur me rindërtimin e Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

"Rindërtimi i ekonomisë ukrainase është po aq i rëndësishëm sa strategjia ushtarake. Konferenca do të mbahet të mërkurën dhe të enjten”,- njoftoi Downing Street.

Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës i kushtohet transformimit të Ukrainës dhe do të fokusohet në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për stabilizimin ekonomik dhe social të Ukrainës dhe rimëkëmbjen nga efektet e luftës, duke përfshirë ndihmën emergjente për nevoja imediate dhe financimin e pjesëmarrjes së sektorit privat në procesin e rindërtimit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll