Bota

Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin: Kryeministri i Kosovës nuk është i gatshëm të flasë!

Presidenti i Serbisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli.

18 Qershor 2023, 11:06 Nga f.i.
Vuçiç refuzon ftesën e Borrell për takim me Kurtin:
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

SERBI- Pasi përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardshme, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë, raporton Blic.rs.

Presidenti i Serbisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që është thirrur nga Brukseli, pasi Vuçiç e sheh të pakuptimtë të diskutojë me një person që nuk është i gatshëm të flasë.

“Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë. Nuk më shkon në mendje të flas për asgjë derisa të lirohen serbët e arrestuar, derisa të heqin të gjitha normat e pakuptimta për të cilat heshtin të gjithë në botë. Është e kotë të diskutohet derisa forcat speciale dhe kryebashkiakët të tërhiqen nga veriu,"- tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll