Bota

Lufta/ Ukraina ngre alarmin: 300 fëmijë janë marrë peng dhe janë çuar në Rusi

Baza e të dhënave kombëtare ukrainase raproton se rreth 19,500 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga territoret e pushtuara dhe janë dërguar në zona të tjera të kontrolluara nga Rusia.

18 Qershor 2023, 12:02 Nga f.i
Lufta/ Ukraina ngre alarmin: 300 fëmijë janë marrë peng dhe
foto ilustruese

UKRAINË- Forcat pushtuese të Moskës kanë marrë rreth 300 fëmijë nga distrikti ukrainas i Berdianskut në republikën Çuvash të Rusisë, raportojnë mediat e huaja.

"Forcat ruse po dërgojnë fëmijët 1600 kilometra larg shtëpisë. Më pas, ata do të manipulojnë situatën në drejtimin e Berdianskut dhe do të mbajnë peng fëmijët në Rusi,"- tha kryebashkiaku Ivan Fedorov. 

Baza e të dhënave kombëtare ukrainase raproton se rreth 19,500 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga territoret e pushtuara dhe janë dërguar në zona të tjera të kontrolluara nga Rusia.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll