Bota

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës/ Kurti: Po bëjmë gjithçka që të lirohen! Ndërkombëtarët të dënojnë agresionin e Serbisë

Kurti ka deklaruar se po bëjnë gjithçka që policët patrullues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.

18 Qershor 2023, 12:51 Nga f.i
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës/ Kurti: Po bëjmë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë sërish thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë agresionin e Serbisë. Kurti ka deklaruar se po bëjnë gjithçka që policët patrullues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.

"Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë,'- tha Kurti.

Kurti shtoi se me shumë mundësi, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.

“Gjithashtu në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”,- tha kryeministri.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll