Bota

Stuhia e fuqishme 'godet' Brazilin, 3 të vdekur! Humbin gjurmët 12 të tjerë

Ekspertët thanë se stuhia ishte një ciklon ekstratropikal, një lloj sistemi moti që ndodh më shpesh në gjerësi të mesme dhe të larta dhe jo në tropikët. 

17 Qershor 2023, 11:43 Nga a.l
Stuhia e fuqishme 'godet' Brazilin, 3 të vdekur! Humbin
Cikloni në Brazil

BRAZIL- Autoritetet e shtetit jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul kanë njoftuar se tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë raportohet se kanë humbur gjurmët, pas një stuhie dimërore që përfshiu rajonin. Guvernatori Eduardo Leite tha se 2 persona humbën jetën në qytetin e Sao Leopoldo dhe 1 tjetër u vra në Maquine, në bregdetin e shtetit.

“Prioriteti ynë për momentin është të gjejmë të zhdukurit dhe të shpëtojmë njerëz që mund të jenë ende të izoluar për shkak të përmbytjeve”, tha Leite në Twitter. 

Ai shtoi se Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ofroi ndihmë federale për të trajtuar krizën. Disa rrugë vijojnë të mbeten të bllokuara në Rio Grande do Sul, fluturimet për në qytetet kryesore të shtetit janë anuluar. 

Kryebashkiaku i Maquine tha në kanalet e tij të mediave sociale se reshjet në qytetin e tij kaluan 29.4 centimetra (rreth 11 inç) në një ditë, shkruajnë mediat e huaja. Ekspertët thanë se stuhia ishte një ciklon ekstratropikal, një lloj sistemi moti që ndodh më shpesh në gjerësi të mesme dhe të larta dhe jo në tropikët. 

brazil

Sondazh

Poll