Bota

Polonia dënon planin e BE-së për zhvendosjen e emigrantëve: Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurt

Duke i quajtur vendimet e BE-së dhe veçanërisht Gjermanisë në vitet 2014-2016 që çuan në një fluks të miliona refugjatëve në Evropë një "gabim fatal", ai tha se ky vendim ka sjellë pasiguri në shumë qytete evropiane.

17 Qershor 2023, 11:28 Nga a.l
Polonia dënon planin e BE-së për zhvendosjen e emigrantëve:
Mateusz Moraëiecki

POLONI- Polonia ka kritikuar planin e Bashkimit Evropian për të zhvendosur emigrantët dhe azilkërkuesit brenda bllokut.  Duke folur gjatë një debati në parlament mbi rezolutën, kryeministri Mateusz Morawiecki tha se mbajtja e vendit të sigurt është përparësia e tyre më e madhe, kështu që ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë planin.

Duke i quajtur vendimet e BE-së dhe veçanërisht Gjermanisë në vitet 2014-2016 që çuan në një fluks të miliona refugjatëve në Evropë një "gabim fatal", ai tha se ky vendim ka sjellë pasiguri në shumë qytete evropiane, shkruajnë mediat e huaja. 

"Nuk është një pakt migrimi, është një diktat që synon të ndryshojë Evropën kulturalisht. Është Sejm (parlamenti polak), jo Bundestag, dhe ne kemi çdo të drejtë dhe detyrim të votojmë në favor të interesave të Polonisë. Sipas planit të propozuar të migracionit, vendet e BE-së do të detyrohen nga "solidariteti i detyrueshëm" sipas politikës së emigracionit të bllokut, ndërsa do të kenë fleksibilitet "për sa i përket zgjedhjes së kontributeve individuale. Prandaj, BE-ja do të angazhohej për të paktën 30,000 zhvendosje në vit "nga shtetet anëtare ku shumica e personave hyjnë në BE në vendet anëtare më pak të ekspozuara ndaj ardhjeve të tilla," tha Moraëiecki.

Marrëveshja përfshin gjithashtu një dispozitë sipas së cilës vendeve të BE-së që refuzojnë të presin refugjatë do t'u kërkohet të paguajnë një shumë prej 20,000 € (21,893 dollarë) për person në një fond të menaxhuar nga Brukseli. 

emigracioni mateusz morawiecki

Sondazh

Poll