Bota

Pas 53 vitesh në treg! Përfundon EPOKA e gazetës turke 'Miliet', priten shkurtime në gazetat e tjera

Gazeta Milliyet i përket grupit mediatik Demirören dhe sipas të njëjtave informacione, ajo ka vendosur të bëjë shkurtime në gazetat Hürriyet dhe Posta.

17 Qershor 2023, 09:34 Nga A.B
Pas 53 vitesh në treg! Përfundon EPOKA e gazetës turke
Gazeta

TURQI- Gazeta turke Miliet ka pezulluar botimin e saj të shtypur, sipas informacioneve nga shtypi turk, në fund të këtij muaji.

Gazeta Milliyet i përket grupit mediatik Demirören dhe sipas të njëjtave informacione, ajo ka vendosur të bëjë shkurtime në gazetat Hürriyet dhe Posta.

Millet, një nga gazetat më të mëdha të Turqisë, filloi të botohej në vitin 1950 dhe një nga figurat që la gjurmë si kryeredaktor ishte Abdi Ipekci , i cili u vra më 1 shkurt 1979, nga Mehmet Akca , i cili tentoi të vriste Papa Gjon Pali II.

Vitet e fundit publikimet e gazetës, ndoqën një linjë të thjeshtë pro-qeveritare./Dosja.al

turqi gazeta miliet

Sondazh

Poll