Bota

Zelenskyy i vendosur: Nuk ka negociata para tërheqjes së trupave ruse

Zelenskyy kërkon dëmshpërblime dhe ekstradimin e kriminelëve të luftës pas largimit total të trupave ruse, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014.

17 Qershor 2023, 11:32 Nga a.l
Zelenskyy i vendosur: Nuk ka negociata para tërheqjes së trupave ruse
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pas takimit me një delegacion liderësh nga disa vende afrikane kundërshtoi edhe një herë çdo negociatë paqeje me Moskën përpara tërheqjes së trupave ruse.

“Të lejosh çdo bisedë me Rusinë për sa kohë që okupatori është në tokën tonë do të thotë ngrirje e luftës, dhimbjes dhe vuajtjes”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev të premten, sipas agjencisë Interfax-Ukraine.

Zelenskyy kërkon dëmshpërblime dhe ekstradimin e kriminelëve të luftës pas largimit total të trupave ruse, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014. Ai u takua me krerët afrikanë, të udhëhequr nga presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, i cili vizitoi Kievin në një përpjekje për të ndërmjetësuar në pushtimin rus gati 16-mujor, shkruajnë mediat e huaja. Për këtë, delegacioni afrikan planifikon të udhëtojë edhe në Shën Petersburg të Rusisë të shtunën. Pritet një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll