Bota

LUFTA në Ukrainë/ Zakharova: Disa propozime për paqe mund të funksionojnë

Ndërkohë, presidenti ukrainas ka ftuar liderët afrikanë të marrin pjesë në një samit global të paqes të promovuar nga Kievi dhe hodhi poshtë idenë e bisedimeve të paqes me Moskën, duke theksuar se në këtë moment ato do të kishin vetëm efektin e ngrirjes së luftës. 

17 Qershor 2023, 11:39 Nga a.l
LUFTA në Ukrainë/ Zakharova: Disa propozime për paqe mund të
Maria Zakharova

RUSI- Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse dekaloi gjatë Forumit Ekonomik në Shën Petërsburg se disa propozime për paqe mund të funksionojnë në konfliktin në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

“E ritheksoj se u jemi mirënjohës të gjitha vendeve, të gjitha shteteve dhe figurave publike, sepse shumë propozime janë paraqitur personalisht nga personazhe publike ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po flasin për paqen, që bëjnë propozime dhe të cilët janë në dispozicion për të”, tha ajo. 

Ndërkohë, presidenti ukrainas ka ftuar liderët afrikanë të marrin pjesë në një samit global të paqes të promovuar nga Kievi dhe hodhi poshtë idenë e bisedimeve të paqes me Moskën, duke theksuar se në këtë moment ato do të kishin vetëm efektin e ngrirjes së luftës. 

lufta ukraine-rusi maria zakharova

Sondazh

Poll