Bota

ME VIDEO/ Moti i keq 'godet' Selanikun, rrugët kthehen në 'lumenj', ndalohet qarkullimi i automjeteve

Probleme u krijuan edhe në Toumba dhe Diavata. Policia Rrugore ndodhet aty për të devijuar mjetet që do të hyjnë dhe për të rregulluar qarkullimin.

17 Qershor 2023, 10:58 Nga a.l
ME VIDEO/ Moti i keq 'godet' Selanikun, rrugët kthehen në
Selanik

GREQI- Një valë e fortë e motit të keq ka goditur Selanikun që nga orët e para të së shtunës, duke shkaktuar probleme të shumta. 

Për shkak të grumbullimit të ujërave të shiut, tuneli është mbyllur në unazën e brendshme, në lartësinë e Maiandros, në Evosmos, në të dy përrenjtë, ndërsa siç raportojnë mediat lokale në zonë, reshjet e dendura të shiut kanë nisur nga ora 3 e mëngjesit dhe vazhdojnë, shkruajnë mediat greke. 

Probleme u krijuan edhe në Toumba dhe Diavata. Policia Rrugore ndodhet aty për të devijuar mjetet që do të hyjnë dhe për të rregulluar qarkullimin.

Reshjet e dendura që ndodhën i shndërruan në lumenj rrugët kryesore të qytetit, mes tyre edhe Vasilissis Olgas, të cilin një përdorues i TikTok postoi një video të ujit të rrëmbyeshëm që rrjedh në rrugë, duke komentuar "Lumi i Vasilissis Olgas Selanikut ". 

moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll