Aktualitet

Mbesa sebepi i sherrit në Kavajë, flet daja i Marsidës: S’di të ketë pasur konflikte, burrin e ka në Gjermani

10 Tetor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Mbesa sebepi i sherrit në Kavajë, flet daja i Marsidës:

KAVAJË– Daja i Marsida Qatjas, Isuf Llulla ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e mbesës së tij, ku një person humbi jetën.

Ai është shprehur se nuk di që mbesa e tij të ketë pasur konflikte të tilla me ndonjë person.

Nuk di të ketë pasur konflikte. Lajmin e kam dëgjuar në televizor. Burrin e ka në Gjermani, jeton atje. Ka shkuar disa herë. Marsida ka 2.5 vite që është martuar,”-tha Llulla. 

Ngjarje e rëndë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet isuf llulla vrasja per te dashuren ne kavaje isuf llulla vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll