Bota

Heqja e licencës së 'Klan Kosova'/ Reagon BE: Jemi të shqetësuar! Rasti po shqyrtohet

Përmes një postimi në Twitter, BE ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin, ndërsa theksojnë se janë duke monitoruar nga afër zhvillimet e fundit. 

16 Qershor 2023, 11:21 Nga a.l
Heqja e licencës së 'Klan Kosova'/ Reagon BE: Jemi të
Foto ilustruese

KOSOVË- Vendimi i Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për të pezulluar licencën e certifikatës së biznesit të televizionit 'Klan Kosova' ka ngjallur reagime të shumta nga mediat vendore, organizata vendore e ndërkombëtare si dhe nga ambasadat në Kosovë. Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga Bashkimi Evropian. Përmes një postimi në Twitter, BE ka shprehur shqetësimin lidhur me rastin, ndërsa theksojnë se janë duke monitoruar nga afër zhvillimet e fundit. 

“Të shqetësuar rreth pezullimit të licencës së biznesit të Klan Kosovës. BE-ja po e monitoron nga afër zhvillimet. Vëmendja u përqendrua veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias”, kanë thënë nga BE. 

Më datë 14 qershor, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit “Klan Kosova”. Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria deklaron se për këtë televizion është dorëzuar një kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

klan kosova

Sondazh

Poll