Bota

DETAJE/ Shpërthimet me shok-bomba ndaj Policisë së Kosovës, autorët ishin të maskuar, u arratisën menjëherë pas SULMIT

Nga hetimet paraprake mësohet se autorët kanë qenë 3. 

16 Qershor 2023, 11:13 Nga a.l
DETAJE/ Shpërthimet me shok-bomba ndaj Policisë së Kosovës,
Foto ilustruese

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me shok-bomba dhe gurë ndaj Policisë së Kosovës mbrëmjen e djeshme në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Sipas mediave kosovare, autorët kanë qenë të maskuar, kanë sulmuar efektivët teksa patrullonin me makinat e punës dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet paraprake mësohet se autorët kanë qenë 3. 

“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Po ashtu në rastin tjetër në Mitrovicë të veriut bëhet e ditur se persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë dhe shok bombë automjetin zyrtarë të Policisë së Kosovës, e më pas janë larguar në drejtim të paditur. 

Ngjarjet kanë ndodhur në intervalin e kohës prej orës 23:30 deri në orën 01:30 të mbrëmjes. Nga shpërthimet nuk ka asnjë të lënduar.  

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll