Bota

Putin uron "mikun e dashur" Xi Jinping në ditëlindjen e tij

Presidenti rus vlerësoi gjithashtu Xi Jinping, duke thënë se nën udhëheqjen e tij Kina ka shënuar suksese mbresëlënëse dhe se ekonomia kombëtare po regjistron rritje të fortë, duke shtuar gjithashtu se pozicioni i Pekinit në skenën ndërkombëtare po forcohet.

15 Qershor 2023, 13:34 Nga k.m.
Putin uron "mikun e dashur" Xi Jinping në ditëlindjen e tij
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin sot i ka dërguar një mesazh “mikut të tij të dashur” dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, me rastin e ditëlindjes së tij të 70-të, ndërsa ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve të tyre, ndërkohë që konflikti në Ukrainë vazhdon.

“Të uroj sinqerisht, mik i dashur, shëndet të mirë, lumturi, prosperitet dhe sukses. Unë besoj në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe një bashkëpunim të ngushtë për çështjet e sotme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare për të mirën e popujve të Rusisë dhe Kinës,”- shkroi Putin në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Kremlinit,"- e uroi ai. 

Presidenti rus vlerësoi gjithashtu Xi Jinping, duke thënë se nën udhëheqjen e tij Kina ka shënuar suksese mbresëlënëse dhe se ekonomia kombëtare po regjistron rritje të fortë, duke shtuar gjithashtu se pozicioni i Pekinit në skenën ndërkombëtare po forcohet.

Rusia dhe Kina mbajnë marrëdhënie të ngushta që janë forcuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe vendosja e sanksioneve perëndimore që kanë goditur ekonominë ruse. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Moskën në mars ku tha se marrëdhëniet dypalëshe "po hyjnë në një epokë të re".

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll