Bota

'Në fillim 'terroristët' të ndalojnë protestat në Stokholm'/ Erdogan 'i prerë': Nuk do të ketë anëtarësim të Suedisë në NATO

Në mars, Turqia ratifikoi ofertën e Finlandës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, por ende kundërshton anëtarësimin e Suedisë në aleancë, ashtu si edhe Hungaria.

15 Qershor 2023, 13:19 Nga a.l
'Në fillim 'terroristët' të ndalojnë
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaron se Suedia nuk duhet të presë që Ankaraja të ndryshojë qëndrim sa i takon ofertës së saj për anëtarësimin në NATO nëse nuk ndalohen protestat kundër Turqisëm në Stokholm. 

"Turqia nuk mund t'i qaset pozitivisht ofertës së Suedisë për NATO-n ndërsa "terroristët" po protestonin në Stokholm", tha Erdogan. 

Në mars, Turqia ratifikoi ofertën e Finlandës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, por ende kundërshton anëtarësimin e Suedisë në aleancë, ashtu si edhe Hungaria, shkruajnë mediat e huaja. Turqia ka akuzuar Stokholmin se strehon anëtarë të grupeve militante kurde që i konsideron si terroristë. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll