Bota

Roma shpall gjendjen emergjente/ Priten përmbytje masive, bllokohen disa rrugë

Po ashtu, kompanitë që organizojnë udhëtime turistike me varka në lumë dhe ato që zhvillojnë evente në këtë rrugë kanë pezulluar veprimtarinë e tyre si pasojë e masës paraprake.

15 Qershor 2023, 13:01 Nga a.l
Roma shpall gjendjen emergjente/ Priten përmbytje masive, bllokohen disa
Moti i keq në Itali

ITALI- Autoritetet lokale të policisë në Romë kanë shpallur gjendjen emergjente, për shkak se priten përmbytje masive si pasojë e motit të keq. 

Sipas mediave italiane, rruga buzë lumit, e cila shkon paralelisht me Tiberin dhe dikur përdorej për parkimin e varkave, u mbyll për këmbësorët dhe çiklistët, pasi niveli i lumit parashikohet të rritet për shkak të shirave të dendur. 

Po ashtu, kompanitë që organizojnë udhëtime turistike me varka në lumë dhe ato që zhvillojnë evente në këtë rrugë kanë pezulluar veprimtarinë e tyre si pasojë e masës paraprake. Zjarrfikësit ndërhynë në Romë për të evakuuar 80 persona, mes tyre edhe fëmijë, të cilët u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit në një klub kuajsh në një zonë veriore të kryeqytetit. 

Që prej muajit maj, Italia është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masive të cilat kanë shkaktuar dëme kolosale. Sakaq, dje shërbimi i motit njoftoi se në 48 orët e ardhshme do të ketë stuhi, shira të rrëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta. 

moti i keq ne itali

Sondazh

Poll