Bota

Italia në alarm nga moti i keq, autoritetet japin alarmin

Një situatë e keqe është në Itali si pasojë e motit të keq. Situata më e rëndë është në qendër dhe në jug.

15 Qershor 2023, 12:38 Nga DOSJA
Italia në alarm nga moti i keq, autoritetet japin alarmin
foto ilustruese

ITALI- Një situatë e keqe është në Itali si pasojë e motit të keq. Situata më e rëndë është në qendër dhe në jug. Alarmi portokalli është dhënë në Abruzzo, Basilicata, Kalabria, Molise dhe Pulia. Në Crotone, kryebashkiaku Vincenzo Voce ka vendosur të mbyllë vilat, parqet publike dhe varrezat e qytetit, raporton "TGCOM 24". 

Alarmi i verdhë është dhënë në Emilia-Romagna, Lazio, Lombardi, Marche, Sardenjë, Siçili dhe Umbria. Ndërkohë, tryeza e përhershme e koordinimit për urgjencën e përmbytjeve në Emilia-Romagna po mblidhet në Palazzo Chigi, e kryesuar nga Ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare, Nello Musumeci. 

Sondazh

Poll