Bota

'Po kërkojmë kërpudha, s'na punon GPS'/ Pengmarrja e 3 policëve në kufi, Vuçiç jep DETAJE: Jemi gati t’i dorëzojmë të gjitha regjistrimet

Pas bisedës me presidenten sllovene Natasha Pirc Musar, Vuçiç tha se ka ofruar regjistrime të të gjitha aktiviteteve si të ushtrisë ashtu edhe të Policisë, sepse sipas tij nuk ka arsye për të fshehur asgjë.

15 Qershor 2023, 13:12 Nga k.m.
'Po kërkojmë kërpudha, s'na punon GPS'/ Pengmarrja
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se vetë Albin Kurti e ka pranuar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar se tre shqiptarët e arrestuar janë kapur 300 metra larg nga kufiri administrativ me Serbinë, duke pasur parasysh se sipas marrëveshjes ushtarako-teknike duhet të raportojnë se po afrohen kur janë një kilometër nga kufiri.

Pas bisedës me presidenten sllovene Natasha Pirc Musar, Vuçiç tha se ka ofruar regjistrime të të gjitha aktiviteteve si të ushtrisë ashtu edhe të Policisë, sepse sipas tij nuk ka arsye për të fshehur asgjë. Sipas tij, të arrestuarit kanë thënë se po kërkonin kërpudha dhe se GPS-i nuk funksiononte.

"Jemi të gatshëm t'i dorëzojmë të gjitha regjistrimet dhe të sjellim ekspertë për t'u bërë poligrafi ushtarëve tanë. I bëni vetëm një pyetje – a e bëtë arrestimin në territorin e Serbisë apo të Kosovës,"- tha Vuçiç.

Ai shtoi se forcat serbe të sigurisë asnjëherë nuk kanë kaluar vijën administrative sepse kanë një urdhër të tillë dhe se mund të kontrollohet edhe me KFOR-in.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

aleksander vucic tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll