Bota

LDK me kërkesa ndaj Kurtit: Mos u tall! Policët e rrëmbyer të kthehen menjëherë

Gashi në emër të LDK-së ka dënuar rrëmbimin e 3 policëve serbë. 

15 Qershor 2023, 12:12 Nga a.l
LDK me kërkesa ndaj Kurtit: Mos u tall! Policët e rrëmbyer
Arben Gashi

KOSOVË-  Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar që në seancën e sotme parlamentare të jetë edhe kryeministri Albin Kurti për të raportuar mbi situatën në veri dhe marrjen peng të 3 policëve nga forcat serbe, një ditë më parë. Ai gjithashtu ka kërkuar që Kurti t’i raportojë deputetëve lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Sepse kemi parë qëndrime zyrtare të SHBA-së dhe përfaqësuesve të BE-së lidhur me mundësinë e marrjes së masave sanksionuese për institucionet e Kosovës e kjo është ngjarje shumë shqetësuese që nëse ndodh do të jetë e rëndë dhe e patejkalueshme. Jemi në një situatë delikate ku na duhet informim për ngjarjet në veri dhe agresionin luftënxitës të Serbisë, duke kidnapuar policët. Na duhet informim për raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe na duhet pjekuri e kryeministrit e të mos tallet si herën e kaluar kur thoshte ‘a po doni me apo pa koordinim ndërkombëtar’?”, ka përfunduar Gashi. 

Gashi në emër të LDK-së ka dënuar rrëmbimin e 3 policëve serbë. 

“Ky është një veprim agresioni i dënueshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht dhe një veprim i cili në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet të përsëritet”, tha ai. 

Gashi ka kërkuar gjithashtu nga Qeveria e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëjnë të pamundurën që të bëhet kthimi i zyrtarëve policorë sa më parë në Kosovë.

arben gashi mblidhet kuvendi i kosoves 15 qershor 2023

Sondazh

Poll