Politike

“Mik i shquar i Shqipërisë”, Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryeministrin Berlusconi

Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë.

15 Qershor 2023, 12:14 Nga DOSJA
“Mik i shquar i Shqipërisë”, Kuvendi mban një
Kuvendi, nje minute heshtje per Berlusconin

TIRANË- Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë. 

Deputetët u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për Berlusconin. Nikolla e cilësoi Berlusconin një mik të vjetër dhe të shquar të Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte mik i shquar i Shqipërisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Nikolla. 

Sondazh

Poll