Politike

'Po veproni me 2 standarte'/ Spaho ankohet për kohën e fjalës në Kuvend, Balla: S'ke faj, ta merr Muli dhe Berisha

Balla i tha se nuk ka faj ai, por Sali Berisha dhe Flamur Noka që i marrin kohën për të folur në Kuvend.

15 Qershor 2023, 11:54 Nga A.B
'Po veproni me 2 standarte'/ Spaho ankohet për kohën e
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u ankua për kohën e shkurtër që i lihet për të diskutuar në Kuvend. Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit duke i thënë se po i trajton deputetët me dy standarte. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i tha se nuk ka faj ai, por Sali Berisha dhe Flamur Noka që i marrin kohën për të folur. 

REPLIKAT NË KUVEND:

Edmond Spaho: Ju më thoni mua duhet të diskutohet, rregullorja. Grupet parlamentare duhet të bien dakrod për kohën e tyre, deputetët që s'janë kanë të drejtë që të flasin. Kohën që kanë dëshirë grupet, duhet t'i shtoni dhe kohën që 

Pse një koleg nga maxhoranca ka të drejtë të flasë 10 minuta dhe unë 1 minutë. Është qëndrim me 2 standarte. Cfarë do ju gjejë juve nëse flasim dhe ne 10 minuta. 

Taulant Balla: Nuk është faji jot që kohën ta merr Muli dhe Berisha. 

/Dosja.al

edmond spaho seance plenare 15 qershor 2023

Sondazh

Poll