Politike

TENSIONE në Kuvend/ Nikolla s'e la të fliste, deputeti i PD-së niset me vrull drejt foltores, i bie me grusht (VIDEO)

Pranë tij u afrua garda.

15 Qershor 2023, 11:05 Nga A.B
TENSIONE në Kuvend/ Nikolla s'e la të fliste, deputeti i
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani nuk u përmbajt, duke u ngritur nga vendi i tij në Kuvend e duke shkuar drejt Foltores për të kërkuar të drejtën e fjalës. Dogjani nuk u la të fliste nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e për pasojë, ai filloi të fliste nga vendi, por pa mikrofon. 

"A e dini që atje po vriten njerëz? Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim, janë marrë 3 policë peng në Kosovë, kemi një kryeministër që sillet si shefi i OKB-së. Të vijë këtu në Kuvend dhe të japë llogari për draftin që ka dërguar në BE dhe SHBA për konfliktin në Kosovë. Është e turpshme që Kuvendi nuk ka pasur asnjë qëndrim  për situatën në Kosovë, deri në fund të kësaj seance duhet të dalim patjetër me një qëndrim"

E më tej, u nis drejt foltores. Në acarim e sipër, ai i ra me grusht foltores, duke bërë që pranë tij të afrohet edhe Garda. Pas këtij momenti, Nikolla i dha fjalën. 

'Duhet të mblidhet Komisioni, vendi ynë të dalë me një qëndrim dhe të dënohet Serbia'- tha Dogjani. 

Pas fjalës së tij, deputeti u ul në vendin e caktuar në Kuvend./Dosja.al

seance plenare 15 qershor 2023 asllan dogjani

Sondazh

Poll