Politike

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe/ THIRRJA e Begajt: Akt provokativ, Serbia t'i lirojë, Kosova të koordinohet me SHBA dhe BE

Kreu i shtetit dënon aktin e rëndë për të cilin thotë se është provokativ për destabilizimin e Kosovës, teksa i bën thirrje Serbisë për lirimin e tyre.

15 Qershor 2023, 08:08 Nga A.B
Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe/ THIRRJA e Begajt: Akt
Bajram Begaj

TIRANË- Thirrja e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj shkon për Serbinë: Lironi efektivët kosovarë. Kështu bën thirrje sot Begaj teksa komenton situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë për të qetësuar situatën mes vendeve. 

Thirrja e tij shkon edhe për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës. Po ashtu, ai kërkon nga Kosova që të koordinohet me SHBA dhe BE-në.

Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”.

Rrëmbimi i 3 policëve nga forcat serbe/ THIRRJA e Begajt: Akt

Një ditë më parë në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht në afërsi të një fshati në komunën e veriut në Leposaviç.

Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot Kosova ka mbledhur Këshillin e Sigurimit./Dosja.al

bajram begaj tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll