Politike

"Saliu ka mbaruar punë", Balla: “Aktivisti” dhe “Patronazhisti” do ti shtojmë dhe do ju mundim sa herë të na dilni para

Balla shprehu keqardhjen që ende në sallën e Parlamentit ka politikanë që nuk duan t’ia dinë as për Shqipërinë e as për Kosovën, por e përdorin atë për të goditur qeverinë.

15 Qershor 2023, 12:06 Nga DOSJA
"Saliu ka mbaruar punë", Balla: “Aktivisti” dhe
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se Shqipëria ka qenë dhe është gjithmonë pranë popullit të Kosovës. Ai shprehu keqardhjen që ende në sallën e Parlamentit ka politikanë që nuk duan t’ia dinë as për Shqipërinë e as për Kosovën, por e përdorin atë për të goditur qeverinë.

"Është keqardhje e madhe që kemi në këtë sallë deputetë që një gjë që ne e dimë, as nuk duan t'ia dinë për Kosovën, për ta përdorur Kosovën 'mish për top' për të gjuajtur Shqipërinë dhe për të keqpërdorur Shqipërinë. Sa kohë kemi qenë në qeverisje është githmonë pranë popullit të Kosovës. Jemi një vend anëtar i organizatës euroatlantike. Shqipëria doni apo s’doni ju amerikanët e fund salle duhet të jetë në njëjtën linjë me organizatën euroatlantike.

 Ju lutem, Kosova, populli i Kosovës ka nevojë për Shqipërinë dhe Shqipërinë këtu e kanë. Lirinë e arritën me aleancën me SHBA, me Britaninë e Madhe. Fat i madh për ne është që diskutimet inflamuese kanë ngelur në dorë të Mulit dhe hallin e ka; 'Aktiviti', 'Patronazhisti', këta i kemi, do ti shtojmë dhe do ju mundim sa herë të dilni përpara. 

Unë jam një shtetas shqiptar, jam në aplikacionin CDU. Aty mund të hyjë kushdo, një shtetas i huaj si unë, një punonjës i administratës, dhe mund të hyjë çdo kush. Dhe 'Aktivisti' është një aplikacion i hapur. Saliu ka mbaruar punë, pas tij e ke fatin ti dhe Muli. Tani ajo që po ju them lëni dokrrat me histori administrate, duhet ta përmirësojmë, hajdeni me propozime. Ne kemi administratën civile më të lartë si numër. Ne kemi shumë punë për të bërë; por mos harroni; lexoni progres raportin. Nuk ka ndërhyrje në rekrutime në administrën publike. Bëni kot".

Sondazh

Poll