Politike

“As skuqeni e as zverdheni”, Noka: Administrata është terrorizuar, nënpunësit janë kthyer në militantë

Noka: Nënpunësit janë kthyer në militantë nëpërmjet aplikacionit ‘Aktivisti’

15 Qershor 2023, 11:17 Nga m.s
“As skuqeni e as zverdheni”, Noka: Administrata është
Flamur Noka

TIRANË- Një situatë e tensionuar është krijuar pak çaste më parë në Kuvend. Deputeti demokrat Flamur Noka tha se nënpunësit publikë e kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ nën presion nga ana e drejtorëve dhe ministrave. Ai u shpreh në shenjë këmbane alarmi se administrata është terrorizuar, e po kështu raporti i ODIHR thotë se janë shpërdorur burimet njerëzore të administratës dhe është bërë presion.

“Je një militante e përdorur. Je keqpërdorur për afera dhe për çështje politike, i ke shërbuar shtetit. Në forumet e partisë tuaja bëni recitime, vidhni por për administratën publike jo, e dini shumë mirë aplikacioni i 'Aktivistit', duhet të kesh një guxim të tejskajshëm të pohosh se aplikacioni e kanë plotësuar, jo administrata. Administrata është terrorizuar, edhe patronazhisti edhe aktivisti ta kanë denoncuar. Por s'keni fytyrë. Dilni pa turp dhe thoni se e zeza është e bardha. E pastaj dilni këtu e thoni e bardha ështe e zezë. Por raporti i ODIHR të thotë që janë shpërdorur burimet njerëzore të administratës, është bërë presion mbi administratën. Ju nuk keni ndjeshmëri ndaj kësaj. Ta citon edhe Parlamenti Evropian, por ju nuk keni ndjeshmëri, sultan Surreli, çmenduri thoni; as skuqeni e as zverdheni. Këtu ministrat në fushatë, i ke qëndra shendetësore në breg të lumit. Kjo qendra, drejtuesi i kësaj qendre çfarë është? Share dhe like ministres suaj. Ndaj mos flisni për përralla, vjedhje parash se e keni shndërruar administratën në një strukturë militantësh, e keni vrarë dhe e keni sjellë në një organizatë kriminale për Rilindjen. Por babëzinë, hajdutërinë dhe vjedhjen nuk ua pranojnë shqiptarët", tha Noka.

flamur noka seance plenare 15 qershor 2023

Sondazh

Poll