Bota

Gjendet një makinë e shkrumbuar dy kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja në Prishtinë, dyshimet e policisë (FOTO)

Ngjarja është shënuar afër Lagjes së Spitalit, ndërsa perimetri rreth mjetit është rrethuar me shirit nga policia e Kosovës.

15 Qershor 2023, 09:06 Nga DOSJA
Gjendet një makinë e shkrumbuar dy kilometra larg vendit ku ndodhi
makina e djegur

KOSOVË- Një makinë e shkrumbuar është gjetur rreth dy kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë. Ngjarja është shënuar afër Lagjes së Spitalit, ndërsa perimetri rreth mjetit është rrethuar me shirit nga policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka dyshime se lidhet me vrasjen që ndodhi dje në Kosovë.

Gjendet një makinë e shkrumbuar dy kilometra larg vendit ku ndodhi

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në “Rrugën C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka thënë dje zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

Sondazh

Poll