Bota

"Orët në vijim mund të jenë kritike”, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Vushtrri, lumi del nga shtrati (VIDEO)

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente, ndërsa ka apeluar ndaj qytetarëve që të kenë kujdes

15 Qershor 2023, 08:48 Nga m.s
"Orët në vijim mund të jenë kritike”, shpallet
Permbytje ne Vushtri

KOSOVË- Në Vushtri është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, kjo për shkak të vërshimeve të mëdha si pasojë e reshjeve intesive të shiut. Lidhur me menaxhimin e situatës, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente, ndërsa ka apeluar ndaj qytetarëve që të kenë kujdes. Në reagimin për media thuhet se situata nuk është e mirë, sidomos pas daljes nga shtrati të lumit Tërstena. Shtabi Emergjent ka nisur punën në terren.

“Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes, situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena. Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar, pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren”, thuhet në njoftim.

Komuna ka ftuar qytetarët të cilët banojnë afër lumit Podranqa dhe Tërstena, që të përgatiten për evakuim.

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll