Bota

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kurti: Veprimi i Serbisë ishte agresion, ndërkombëtarët t'i bëjnë presion

Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

15 Qershor 2023, 09:01 Nga A.B
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kurti: Veprimi i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë. Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet. Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit. Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.

Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”-tha Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll