Aktualitet

Shkoi në Itali për studime, por përfundoi duke shitur kokainë, burg për 22-vjeçarin shqiptar

I riu kishte mbërritur në Fano dhe po qëndronte në një "B&B" në jug të qytetit dhe brenda vendit ku jetonte, agjentët i gjetën shqiptarit 40 gramë kokainë dhe para të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës. Sipas hetuesve, droga ishte menduar pikërisht për tregun e të rinjve.

14 Qershor 2023, 21:23 Nga k.m.
Shkoi në Itali për studime, por përfundoi duke shitur
Foto ilustruese

ITALI- Një i ri shqiptar i cili është kapur duke shitur kokainë është dënuar me 18 muaj burg në Itali. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari shqiptar ka mbërritur në Itali për arsye studimi dhe nuk ka pasur precedentë të mëparëshëm kriminal.

I riu kishte mbërritur në Fano dhe po qëndronte në një "B&B" në jug të qytetit dhe brenda vendit ku jetonte, agjentët i gjetën shqiptarit 40 gramë kokainë dhe para të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës. Sipas hetuesve, droga ishte menduar pikërisht për tregun e të rinjve.

Gjykata e Pesaros vendosi dënimin 18 muaj burg për 22-vjeçarin shqiptar.

itali

Sondazh

Poll