Aktualitet

Tiranë/ Goditi me thikë 34-vjeçarin në vendqëndrimin e taksive, policia në kërkim të autorit

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi me inicialet S. Z, sot në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me thikë 34-vjeçarin

14 Qershor 2023, 16:00 Nga DOSJA
Tiranë/ Goditi me thikë 34-vjeçarin në vendqëndrimin
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur një plagosje që ka ndodhur në afërsi të Zogut të Zi. Uniformat blu, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte goditur me thikë shtetasin E. Sh., 34-vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar. Po kështu kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51-vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi me inicialet S. Z, sot në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me thikë 34-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e 51-vjeçarit.

Njoftimi nga policia

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.  Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll