Aktualitet

EMRAT/ Të shpallur në kërkim nga Italia, kush janë dy të arrestuarit në Vlorë që u kapën bashkë me gomonen

Ata kishin fshehur gomonen në një kamion me jonxhë në fshatin Babicë, e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim. 

14 Qershor 2023, 21:06 Nga I.A
EMRAT/ Të shpallur në kërkim nga Italia, kush janë dy
Policia

VLORË- Dy shqiptarët e arrestuar në Vlorë pas gjetjes së gomones ditën e sotme në fshatin Babicë janë Eduart Alikaj dhe Feta Shametaj. Ata kishin fshehur gomonen në një kamion me jonxhë në fshatin Babicë, e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim. 

Të dy personat janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe akuzohen për trafikim të mjeteve motorike dhe të agrikulturës. Pritet që ata të ekstradohen nga Shqipëria në Itali.

Gomonia është mbi 10 metra e gjatë dhe policia ka vendosur ta sekuestrojë së bashku me kamionin, duke i transportuar për në komisariat. Sakaq, mbrëmjen e djeshme policia ka kontrolluar disa banesa në qytetin e Vlorës, ku jetojnë individë që kanë lidhje me fermën ku u gjet gomonia.

eduart alikaj feta shametaj zbulohet gomonia ne vlore

Sondazh

Poll