Aktualitet

DETAJE/ Si u zbulua organizata kriminale në Francë, vidhnin flori dhe sende me vlerë t'i tregtonin në Tiranë

Personat e arrestuar akuzohen për kontrabandë, pasi kanë zgjedhur sende me vlerë në Francë dhe i kanë shitur në Shqipëri. 

14 Qershor 2023, 18:11 Nga I.A
DETAJE/ Si u zbulua organizata kriminale në Francë, vidhnin flori dhe
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i SPAK ditën e sotme në vend. Mësohet se nga 17 urdhër-arrestet që janë prerë, 12 janë ekzekutuar deri më tani. Personat e arrestuar akuzohen për kontrabandë, pasi kanë zgjedhur sende me vlerë në Francë dhe i kanë shitur në Shqipëri. 

Ky operacion është zhvilluar edhe në Francë, ku janë arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesë të këtij grupi. Shumica e të dyshuarve janë anëtarë të një kompanie transporti ndërsa katër prej tyre ende nuk janë arrestuar dhe janë në kërkim. Ka një sërë akuzash i kontrabandë e trafik i sendeve me vlerë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

operacioni i spak

Sondazh

Poll