Aktualitet

EMRAT/ Si u vodh 'Range Rover' në Rinas, GPS u hoq me pajisje, policia e kuptoi nga kamerat e sigurisë

Mësohet se Haka, person me precedentë të mëparshëm kriminal, hyri në Rinas dhe në pjesën e parkimit me qëllim për të vjedhur një makinë. 

14 Qershor 2023, 17:59 Nga I.A
EMRAT/ Si u vodh 'Range Rover' në Rinas, GPS u hoq me pajisje,
Bledi Haka

TIRANË- 42-vjeçari Bledi Haka është personi që akuzohet për vjedhjen e një makinë tip 'Range Rover' në Rinas. Mësohet se Haka, person me precedentë të mëparshëm kriminal, hyri në Rinas dhe në pjesën e parkimit me qëllim për të vjedhur një makinë. 

Pasi arriti që të hapë derën dhe të ndizte makinën, ai vendosi një pajisje që bllokon sistemin GPS, duke e bërë të vështirë gjurmimin e saj. Policia për të gjetur makinën, ka ndjekur itinerarin e saj nga kamerat e sigurisë deri në momentin që ishte parkuar në Astir. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e garazhit Ernis Morinaj, i cili dyshohet bashkëpunëtor i Hakës.

bledi haka range rover ernis morinaj

Sondazh

Poll