Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur, 2 sillen tek Trauma

Shoferja e identifikuar me inicialet S.D. duke drejtuar automjetin e saj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë ka goditur dy mjete të tjera.

14 Qershor 2023, 18:15 Nga k.m.
Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur, 2 sillen
Pamje nga transportimi me helikopter

BULQIZË- Tre persona mbetën të plagosur rëndë në Bulqizë, pas një aksidenti, ndërsa dy prej tyre janë sjellë me helikoter drejt Tiranës. Shoferja e identifikuar me inicialet S.D. duke drejtuar automjetin e saj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë ka goditur dy mjete të tjera. Të plagosur mbetën dy kalimtarë dhe një drejtues automjeti, të identifikuar si I.Gj., S.Gj., dhe H.L..

Bulqizë/informacion paraprak

Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera. Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

bulqize

Sondazh

Poll