Bota

Rrëmbimi i 3 policëve/ Krasniqi: Shkelje flagrante e sovranitetit! Serbia po kërcënon paqen, qeveria të marrë mejnëherë masa

Më tej, lideri i opozitës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për lirimin e menjëhershëm te policëve te rrëmbyer dhe për të garantuar integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

14 Qershor 2023, 16:56 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve/ Krasniqi: Shkelje flagrante e sovranitetit!
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të  Kosovës nga forcat serbe. Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi  shprehet se kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe denoncon ashpër rrëmbimin e sotëm të tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës! Aksioni i forcave serbe tregon qartë qëllimin e Serbisë për të shkaktuar tensione dhe për të kërcënuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, lideri i opozitës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për lirimin e menjëhershëm te policëve te rrëmbyer dhe për të garantuar integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

“Poashtu, Qeveria duhet që të angazhohet urgjentisht dhe me seriozitet për riparimin e raporteve me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme që sjellë normalitet në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë kryetari i PDK-së. 

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

memli krasniqi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll