Bota

Serbët rrëmbejnë 3 policët e Kosovës/ Vuçiç shmang tensionet, takohet me ambasadorin rus në Beograd

Mësohet se, Vuçiç këtë takim e ka zhvilluar brenda Ambasadës së Federatës së Rusisë në Beograd.

14 Qershor 2023, 17:06 Nga a.l
Serbët rrëmbejnë 3 policët e Kosovës/
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Sot forcat serbe përmes një aksioni në mënyrë ilegale kanë marrë peng 3 policë të Kosovës në veri të vendit. Gjatë kësaj kohe, presidenti serb Aleksandër Vuciç ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Bocan-Kharchenko.

Mësohet se, Vuçiç këtë takim e ka zhvilluar brenda Ambasadës së Federatës së Rusisë në Beograd. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç si dhe ambasadorja e Kinës në Serbi, Chen Bo. 

Merren peng 3 policë

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic

Sondazh

Poll