Bota

Rrëmbimi i 3 policëve nga serbët, policia e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme

Sipas njoftimit, konferenca e jashtëzakonshme do të mbahet nga ora 17:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

14 Qershor 2023, 16:31 Nga a.l
Rrëmbimi i 3 policëve nga serbët, policia e Kosovës
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme pas rrëmbimit të tre policëve. Sipas njoftimit, konferenca e jashtëzakonshme do të mbahet nga ora 17:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll