Bota

HISTORIKE/ Vendoset për herë të parë himni i Kosovës në Parlamentin Evropian (VIDEO)

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në seancën plenare të PE. 

14 Qershor 2023, 14:40 Nga a.l
HISTORIKE/ Vendoset për herë të parë himni i Kosovës
Parlamenti Evropian

FRANCË- Për herë të parë në historinë e Parlamentit Evropian, sot është vendosur himni i Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në seancën plenare të PE. 

Në përfundim të fjalimit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nderuar nga të gjithë eurodeputetët. Në fund të fjalimit historik Osmani është nderuar nga eurodeputetët, të cilët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën presidenten e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka falënderuar Parlamentin Europian për votën që ka dhanë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Ndër të tjera ajo shtoi se përparimi i Kosovës në rrugëtimin e anëtarësimit të BE do të shërbente si katalizator i paqes dhe pajtimit me Serbinë. 

vjosa osmani ne pe

Sondazh

Poll