Aktualitet

Punimet në kantierin e 'Unazës së Madhe' alarmojnë qytetarët, dëmtohet linja elektrike, zona pa energji

Të trembur nga ajo që dëgjuan, banorët kanë lënë banesat e tyre e kanë dalë në rrugë.

14 Qershor 2023, 11:17 Nga A.B
Punimet në kantierin e 'Unazës së Madhe' alarmojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Punimet për 'Unazën e Madhe' në afërsi të ‘Freskut’, kanë shkaktuar panik te banorët e zonës. Nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Punimet në kantierin e 'Unazës së Madhe' alarmojnë

Të trembur nga ajo që dëgjuan, banorët kanë lënë banesat e tyre e kanë dalë në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

shperthime ne unazen e madhe

Sondazh

Poll