Bota

Arrestimi i ish-presidentit/ I pyetur se si ndihej, Trump përgjigjet: Shkëlqyeshëm

Ajo që ka bërë përshtypje është përgjigjia e Trump pasi u pyet se si ndihej.

13 Qershor 2023, 21:02 Nga f.i
Arrestimi i ish-presidentit/ I pyetur se si ndihej, Trump përgjigjet:
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump pak para arrestimit në gjykatën e Miamit, po pritej nga gazetarët dhe mbështetësit e tij. Blic.rs raporton se pasi mbërriti në gjykatë ai u arrestua së bashku me ndihmësin e tij, por ajo që ka bërë përshtypje është përgjigjia e Trump pasi u pyet se si ndihej.

Gazetarja e 'Sky News' e pyeti ish-presidentin se si ndihej përpara paraqitjes së tij në gjykatë dhe Trump u përgjigj: "Shkëlqyeshëm".

Gjatë kontrollit Trump pritet të japë shenjat e gishtave dhe të pranojë fajin. 

Sipas aktakuzës, Nauta së bashku me shefin e tij, Trump kanë lëvizur dhe fshehur kutitë e informacionit të klasifikuar, para dhe pas kontrollit të Mar Lagos. Ai akuzohet gjithashtu për deklarata të rreme dhe mashtruese në FBI.

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Poll