Bota

Arrestohet Donald Trump, por...do lirohet me kusht!

 Sipas CNN, Trump pritet të lirohet me "njohje personale" – në thelb një premtim se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit.

13 Qershor 2023, 20:32 Nga k.m

Arrestohet Donald Trump, por...do lirohet me kusht!

SHBA- Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago. Lajmin e raporton CNN. 

Por sipas mediave të huaja, mos prisni që ish-presidenti ta kalojë natën në burg, të paktën jo ende. Sipas CNN, Trump pritet të lirohet me "njohje personale" – në thelb një premtim se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit.

Avokatët e Trump dhe ndihmësit të tij Walt Nauta, do të paraqiten në gjykatë në emër të tyre. 

donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll