Bota

VIDEO- Protestuesit dhe gazetarët presin Donald Trump jashtë gjykatës në Miami

13 Qershor 2023, 19:57 Nga f.i
VIDEO- Protestuesit dhe gazetarët presin Donald Trump jashtë
protestuesit

SHBA- Mbështetësit e Donald Trump dhe qindra gazetarë janë jashtë gjykatës së Miamit, ku ish-presidenti amerikan pritet të përballet me 37 akuza në lidhje me dokumentet e klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë të gjetura në Mar-a-lago.

Një grup njerëzish shihen teksa janë mbledhur para gjykatës për të mbështetur ish-presidentin amerikan.

Trump ëshë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, por kjo nuk i ka zbehur shpresat e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar përpjekjen e tij për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. 

Pas paraqitjes së tij në gjykatë Trump do të kthehet në fushën e tij të golfit në New Jersey, ku është planifikuar edhe një fjalim. Aktakuza e javës së kaluar me 37 pika vjen pasi më shumë se 100 dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në resortin privat të Trump në Florida, Mar-a-Lago. Dokumentet supozohet se përmbanin informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe të armëve të SHBA-së dhe vendeve të huaja dhe plane për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj.

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Poll