Bota

Trump reagon para mbërritjes në Gjykatën e Miamit: Dita më e trishtë në histori, jemi një komb në rënie

13 Qershor 2023, 20:16 Nga f.i
Trump reagon para mbërritjes në Gjykatën e Miamit: Dita më e
Mbërritja e Trump

SHBA- Teksa pritet të dalë para gjyqit, Donald Trump gjatë rrugës për në Gjykatën e Miamit ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale, raporton protothema.

"Kjo është një nga ditët më të trishta në historinë e vendit tonë. Ne jemi një komb në rënie”, -shkruan Trump.

Trump reagon para mbërritjes në Gjykatën e Miamit: Dita më e

Trump ëshë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, por kjo nuk i ka zbehur shpresat e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar përpjekjen e tij për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. 

Pas paraqitjes së tij në gjykatë Trump do të kthehet në fushën e tij të golfit në New Jersey, ku është planifikuar edhe një fjalim. Aktakuza e javës së kaluar me 37 pika vjen pasi më shumë se 100 dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në resortin privat të Trump në Florida, Mar-a-Lago. Dokumentet supozohet se përmbanin informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe të armëve të SHBA-së dhe vendeve të huaja dhe plane për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj.

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Poll