Bota

Kreu i NATO-s komenton kundërofensivën e Ukrainës: Po përparojnë dhe po fitojnë terren

Sipas Stoltenberg, Ukraina tani po fiton terren dhe mbështetja ushtarake është jetike për ta.

13 Qershor 2023, 20:04 Nga f.i
Kreu i NATO-s komenton kundërofensivën e Ukrainës: Po
Jens Stoltenberg

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka komentuar kundërofensivën e Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se sipas Stoltenberg, Ukraina tani po fiton terren dhe mbështetja ushtarake është jetike për ta.

'Ukraina tashmë po fiton terren kundër Rusisë dhe megjithëse kundërofensiva është në fazat e saj të hershme, kjo tregon se mbështetja ushtarake për Ukrainën është jetike. Ne duhet të jemi të përgatitur se kjo ofensivë do të jetë e përgjakshme dhe e vështirë. Rusët kanë pasur kohë për të ndërtuar, ata kanë linja mjaft të rënda mbrojtëse dhe t'i shkelësh ato është një detyrë e vështirë,'- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll