Bota

Arrestimi i Donald Trump/ Reagon avokatja e ish-Presidentit: Këto ndodhin në vendet diktatoriale si Kuba dhe Venezuela

Habba argumentoi se aktakuza e Trump tregon një standard të dyfishtë në sistemin e drejtësisë, ku demokratët si Hillary Clinton dhe Presidenti Biden ende nuk janë ndjekur penalisht në mënyrë të ngjashme për keqpërdorim të materialeve të klasifikuara.

13 Qershor 2023, 20:57 Nga f.i
Arrestimi i Donald Trump/ Reagon avokatja e ish-Presidentit: Këto ndodhin
Donald Trump

SHBA- Alina Habba, një nga avokatet e ish-presidentit Trump deklaroi se aktakuza e klientit të saj është “lloji i gjërave që shihni në diktatura". Sipas saj këto incidente ndodhin vetëm në vendet si Kuba dhe Venezuela.

'Ne jemi në një pikë kthese në historinë e kombit tonë. Përndjekja e një kundërshtari kryesor politik është lloji i gjërave që shihni në diktatura si Kuba dhe Venezuela. Është e zakonshme atje që kandidatët rivalë të ndiqen penalisht, të persekutohen dhe të futen në burg,' -tha Habba.

Habba argumentoi se aktakuza e Trump tregon një standard të dyfishtë në sistemin e drejtësisë, ku demokratët si Hillary Clinton dhe Presidenti Biden ende nuk janë ndjekur penalisht në mënyrë të ngjashme për keqpërdorim të materialeve të klasifikuara.

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Poll