Politike

Takimi i parë Rama-Kurti pas propozimit për Asociacionin! Dy Qeveritë nesër në Gjakovë (AGJENDA)

Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. 

13 Qershor 2023, 07:28 Nga A.B
Takimi i parë Rama-Kurti pas propozimit për Asociacionin! Dy
Takimi

TIRANË- Dita e nesërme do të bëjë bashkë Qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ky takim, përkon me takimin e parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas propozimit të këtij të fundit të një drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. 

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë. Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët. Në ora 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Ndërsa konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në ora 13:15, po në këtë teatër. Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.

Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare./Dosja.al

takimi shqiperi-kosove

Sondazh

Poll